Mbrojtja: Veseli është tërësisht i pafajshëm

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, në të kundërtën tha se do të ishte “një padrejtësi e madhe”. “Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh…

Lajme

12/02/2026 13:44

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, në të kundërtën tha se do të ishte “një padrejtësi e madhe”.

“Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh e kundërta, do të ishte një padrejtësi e madhe”, tha Dixon në fund të fjalës përmbyllëse.

Sipas tij, Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe Prokuroria nuk ka arritur të konfirmojë asnjë akuzë.

“Dhe, nga ana tjetër ka shumë pika që mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm. Ne parashtrojmë që parashtrimi i prokurorisë të hidhet krejtësisht poshtë”, tha ai.

Dixon tha se 155 viktimat e përfshira në këtë rast meritojnë “të gjejnë paqe dhe qetësi”, por shtoi se është gabim që ZPS-ja të ndjekë persona si Veseli, për të arritur qëllimin që të sjellë “qetësi shpirtërore për viktimat”.

Pas mbrojtjes së Veselit, gjatë ditës do të nisë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse mbrojtja e Rexhep Selimit.