Mbretëresha mbeti e zhgënjyer nga intervista e Meghan dhe Harryt

Mbretëresha Elizabetë është zhënjyer nga deklaratat e nipit dhe grua së tij në intervistën tek Oprah Winfrey.

ShowBiz

21/04/2021 11:46

Raportohet që Mbretëresha nuk është në gjendje të organizojë një mbledhje familjare, por ajo është e zhgënjyer nga komentet e bëra nga Harry dhe Meghan, shkruan Mirror.co.uk, transmeton lajmi.net.

Mbretëresha thuhet se mbeti “e zhgënjyer” me Meghan Markle dhe Princin Harry, në intervistën me Oprah Winfrey muajin e kaluar.

Madhëria e saj, e cila sot është 95 vjeçe, u tha të ishte shfryrë nga komentet dhe akuzat e bëra ndaj familjes në programin i cili u shfaq në të gjithë botën.

Një burim i tha MailOnline: “Mbretëresha ua ka bërë të qartë këshilltarëve të vjetër se është e bashkuar me Charles dhe William dhe ishte e zhgënjyer me aspektet e intervistës së Harryt dhe Meghan”.

Në intervistë, Sussexët akuzuan anëtarët e Familjes Mbretërore për racizëm dhe dështimin për të mbështetur Meghan kur ajo ishte e shkatërruar.

Burimi shtoi: “Ka shumë dhimbje dhe lëndime nga të dy palët, kështu që ky pajtim do të ndodhë në hapa të vogël”.

Sidoqoftë, një biograf mbretëror ka pohuar gjithashtu se Mbretëresha nuk është në gjendje të organizojë një samit familjar për të adresuar çështjen akoma.

Autori Ingrid Seward tha se ajo “urren konfrontimin”.

Burimet i thanë redaktorit mbretëror të Mirror, Russell Myers se Harry i shkroi babait të tij një shënim “thellësisht personal” para varrimit të Princit Philip, ndërsa u përpoq të lehtësonte tensionet brenda familjes.

Është menduar se Charles shpresonte të shihte djalin e tij të vogël pas ceremonisë, por Duka i Sussexit i tha atij se nuk po qëndronte aty.

Ka pasur raporte kontradiktore mbi shtrirjen e çdo bisedimi privat midis Princit të Uellsit dhe djemve të tij pas varrimit të Dukës së Edinburgut në Windsor të shtunën.

Në varrim, mendohet se Kate u përpoq të luante “paqebërësen” midis William dhe Harry.

Është raportuar se ajo e ka parë përçarjen e vëllezërve “të mërzitur” dhe synon t’i afrojë ata përsëri.

Një burim i tha “The Telegraph”: “Duke qenë aq afër vëllaut e motrës së saj, Pippa dhe James, dhe duke qenë dëshmitare e dorës së parë e lidhjes speciale midis William dhe Harry, ajo e ka parë të gjithë situatën të vështirë dhe shqetësuese. Instinkti i saj natyror është të përpiqet të zbutë gjërat”.

Meghan gjithashtu thuhet se dëshiron që vëllezërit të rregullojnë marrëdhënien e tyre të prishur. /Lajmi.net/