Mblidhet bordi i Inter, diskutohet problemi i Inzaghi

Simone Inzaghi mund të përfundojë si i shkarkuar nga posti i trajnerit të Inter. Forma e dobët e skuadrës së Inter në ndeshjet e fundit ka bërë që Simone Inzaghi të vihet në pikëpyetje. Raportime të mediave italiane bëjnë të ditur se drejtorët e Inter janë mbledhur për të diskutuar problemin e Inzaghi, përcjell lajmi.net.…

Sport

22/09/2022 11:38

Simone Inzaghi mund të përfundojë si i shkarkuar nga posti i trajnerit të Inter.

Forma e dobët e skuadrës së Inter në ndeshjet e fundit ka bërë që Simone Inzaghi të vihet në pikëpyetje.

Raportime të mediave italiane bëjnë të ditur se drejtorët e Inter janë mbledhur për të diskutuar problemin e Inzaghi, përcjell lajmi.net.

Drejtorët do të takojnë edhe vet Inzaghin dhe stafin e tij, për të diskutuar situatën.

Inter ka humbur tri nga nëntë ndeshjet e para të këtij sezoni, përfshirë ndeshjen e fundit ndaj Udinese. /Lajmi.net/