Mbledhja e parë e Kryesisë së legjislaturës së 11-të, Haxhiu thërret mbledhjen për të premten

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten, në orën 11:00. Ftesa për mbledhje u është dërguar deputetëve nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Kjo do të jetë mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e 11-të. Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të mërkurën konstatoi…

Lajme

24/09/2026 11:17

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten, në orën 11:00.

Ftesa për mbledhje u është dërguar deputetëve nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kjo do të jetë mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e 11-të.

Mbledhja vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të mërkurën konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas kalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pas kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. /Lajmi.net/