Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten.Ftesa, deputetëve u ka shkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Mbledhja është thirrur për në orën 11:00. Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së legjislaturës së 11-të. Gjykata Kushtetuese, të mërkurën doli me një vendim pas kërkesës së PDK-së, se Kuvendi është konstituuar pas…

Lajme

24/09/2026 11:14

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është thirrur për të premten.Ftesa, deputetëve u ka shkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Mbledhja është thirrur për në orën 11:00.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së legjislaturës së 11-të.

Gjykata Kushtetuese, të mërkurën doli me një vendim pas kërkesës së PDK-së, se Kuvendi është konstituuar pas afatit.