Mbiemrat më të zakonshëm në vendet e Evropës, ja cilët janë në Kosovë e Shqipëri

Sipas portali i regjistrimit të përgjithshëm dhe gjenealogjik Forebars.io, mbiemrat më të zakonshëm në Kosovë janë Krasniqi, derisa në Shqipëri Hoxha.

Fun

01/12/2019 16:16

Këto të dhëna vijnë nga informacionet e grumbulluara përgjatë muajit gusht të këtij viti në lidhje me mbiemrat më të zakonshëm në vendet e Evropës, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, në Holandë mbiemrat më të zakonshëm janë De Jong, derisa në Itali Rossi, në Gjermani Muller, e kështu me radhë.

Etimologjia e mbiemrit Krasniqi, sipas NetCredit, vjen nga emërtimi i fisit të Shqipërisë Verilindore, të cilët kanë jetuar në krahinën e Krasniqit, pjesë e Malësisë së Gjakovës.

Ndërkaq, mbiemri Hoxha, njofton i njëjti burim, rrjedh nga titulli në gjuhën persiane ‘khvajeh’, që do thotë Perëndi.

Sido që të jetë, mbiemri Hoxha është prezent si në Kosovë, ashtu edhe në Bosna dhe Hercegovinë (Hodzic). /Lajmi.net/