Të Infektuar: 55.135

Të Shëruar: 48.572

Të Vdekur: 1.399

Mbi 5 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë 

23:45 | 13 Janar 2021

Foto: Lajmi.net

Mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19 janë aktualisht në vendin tonë. 

Që nga marsi i viti të kaluar kur u raportuan rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 54 mijë e 560 raste nga 201 mijë e 918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa numri i pacientëve që kanë humbur betejën me koronavirusin ka shkuar në 1 mijë e 388.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47 mije e 605 raste.

Aktualisht numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 5 mijë e 567.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç)”, ka  njoftuar sot IKSHPK. /Lajmi.net/