Mbi 3 mijë pjesëtarë të NATO-s shërbejnë në Kosovë 

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës. Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia. Radio Evropa e Lirë ka publikuar…

Lajme

23/08/2022 11:44

Misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), aktualisht ka 3.735 trupa në Kosovë, që vijnë nga 27 vende të botës.

Pjesë e KFOR-it më nuk janë trupat ukrainase, të cilat janë thirrur të kthehen në vendin e tyre për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një infografikë, ku tregohet numri i ushtarëve në KFOR nga secili shtet.

Më së shumti ka nga Shtetet e Bashkura të Amerikës dhe Italia.

Ndërkohë, më së paku ka nga Mali i Zi dhe Lituania.