Mbi 2 ore nga takimi Kurti-Abdixhiku – A po zgjidhet Presidenti?

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ndodhet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari Lutfi Haziri dhe ish-kandidatja për presidente në listën e LDK-së, Vjosa Osmani.…

Lajme

04/08/2026 20:46

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ndodhet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetari Lutfi Haziri dhe ish-kandidatja për presidente në listën e LDK-së, Vjosa Osmani.

Nga takimi me dyer të mbyllura i cili po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës nuk dihet akoma asnjë detaj.

Pritet të dalin zyrtarët e dy partive për të kuptuar nëse ka përafrim për qeverisje të përbashkët.

Para nisjes së takimit, Kurti tha se për konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë së re, partia e tij ka “mjaftueshëm mbështetje”, ndërsa shtoi se për zgjedhjen e Presidentit, “opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”.

“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita, sepse kushtetutshmëria është e tillë që Presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti.

Ndërsa, Abdixhiku nuk është deklaruar për media, duke e lënë radhën që të flasë pas takimit.

Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershor