Kurti pas takimit me Abdixhikun: Me LDK-në nuk kemi marrëveshje por takimet do të vazhdojnë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimikt që ka mbajtur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ai ka thënë se me të kanë diskutuar shumë çështje të aktualitetit politik, situatës institucionale, të sfidave që ka thënë se na presin në shumë fusha, për progresin që i duhet qytetarëve dhe…

Lajme

04/08/2026 21:27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimikt që ka mbajtur me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai ka thënë se me të kanë diskutuar shumë çështje të aktualitetit politik, situatës institucionale, të sfidave që ka thënë se na presin në shumë fusha, për progresin që i duhet qytetarëve dhe vendit.

Ai ka thënë se ka shumë vullnet dhe zell për të punuar bashkë në të ardhmen.

“Kjo është optimiste për të dy subjektet tona dhe një gjë shumë e mirë për vendin tonë dhe qytetarët në përgjithësi. Nuk mund ë themi që takimet me LDK-në janë lajm ]në Kosovë, është normale që ato të ndodhnin. Unë besoj se takimet mes subjekteve politikke në përgjithësi nuk duhet të ishin lajm. Meqenëse pavarësisht a jemi në opozitë apo qeverisje, ne duhet të takohemi. të komunikojmë, të bashkëpunojmë për atë që pajtohemi dhe të synojmë të pajtohemi për atë që nuk pajtohem”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se sot lajm në Kosovë është që nuk ka arritur të takohet me Ardian Gjinin dhe Bedri Hamzën.

“Përkundër përpjelkjeve tona., mendojme se është e paarsyeshme kur e dimë që politikanët tanë në Kosovë, edhe vendor edhe me diplomatët dhe politikanët ndërkombëtarë, takohen aq shpesh e tash të mos takohem vetëm uneme kryetarin e një Komune përkatësisht të AAK-së Gjinin, kjo është lajm.  Për dallim nga kryetari i AAK-së që u vetpërjashtua, e kemi një situjatë jo të lehtë për shkak se kryetari i PDK-së u vetpërjashtua në fillim të diskutimeve. Besoj se me të duhet të takohemi edhe më tej, por kjo nujk u bë e mundur. Vullneti im për të është i madh. Në çfarë do kohe unë jam i gtashëm, të takohem edhe me kryetarin e PDK-së edhe të AAK-së =. Kemi aq shumë tema për të diskutuar, nuk besoj që nuk ka diçka për çka nuk pajtohemi, pëor ka shumë. gjëra për çka pajtohemi dhe duhet ti shndërrojmë në interes shtetëror”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se nga takimi me LDK-në nuk ka marrëveshje.

“Marrëveshje pollitike nuk kemi, diskutuam për çasje të ndryshme, mundësitë që i kemi pëërpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike që e respekton rezultatin zgjedhor dhe e shndërron atë në kontribut për stabilitet insrituxional dhe funksionim të Republikës së Kosovës edhe më demokratike”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se askush nuk i don zgjedhjet e reja, por nëse nuk ka marrëveshje do të ndodh.

“Askush nuk i don zgjedhjet e reja por nëse nuk kemi marrëveshje ato mujnd të shkaktohen. Për këtë jemi të vetëdijshë. Do të përpiqemi maksimalisht, të vazhdojmë takimet, por koha është shkurtuar po edhe në rast të mungesës së një marrëveshje politike do të na duhet të jemi pasnesër në fillimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/