Mbi 1500 specializantë përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës i bashkohen institucioneve shëndetësore
Institucioneve shëndetësore, këtë vit do t’i bashkohen mbi 1500 specializantë, përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës.
Lajme
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha sot se do të angazhohen që çdo vit të ketë specializime për të përkrahur profesionistët të rinj shëndetësor
Në një konferencë të përbashkët me Bordin për Shkollim Specialistik, Zemaj tha se do të shohin si do të risistemohen specializantët.
Për situatën epidemiologjike kreu i shëndetësisë tha se momentalisht janë në situatë të mirë.
Krahas kësaj Zemaj tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Zemaj: Shpresoj që Maqedonia e Veriut nesër të marrë vendim për lëvizje të lirë