Zemaj: Shpresoj që Maqedonia e Veriut nesër të marrë vendim për lëvizje të lirë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pret që autoritetet maqedonase nesër të marrin vendim për lëvizje të lirë.

Lajme

05/10/2020 11:27

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie, ka thënë se pret që nesër autoritetet maqedonase të lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se beson që nesër do të merret vendim për heqjen e obligimit për qytetarët për testin PCR.

“Ne kemi punuar në komunikimin rajonal jo vetëm me shtetin dhe homologu tim nga Maqedonia por edhe me vendet e tjera perëndimor shtet më të avancuara e kanë hequr Kosovën nga lista e zezë siç është Zvicra ku i është dhënë mundësia bashkatdhetarëve tanë që të vijnë në Kosovë pas një viti. Besoj që Maqedonia e Veriut nesër do të vendos që të heq obligimin për testin PCR dhe qytetarët të mund të udhëtojnë lirshëm”, theksoi Zemaj. /Lajmi.net/