Mbi 1.3 milion qytetarë me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër, të drejtë vote kanë gjithsej 1,316,672 qytetarë në 19 komuna të Kosovës, sipas të dhënave të ndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), transmeton lajmi.net. Sipas tabelës, nga numri total i votuesve: 670,124 janë burra, 646,548 janë gra. Prishtina prin me numrin më…

Lajme

08/11/2025 22:50

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen nesër, të drejtë vote kanë gjithsej 1,316,672 qytetarë në 19 komuna të Kosovës, sipas të dhënave të ndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), transmeton lajmi.net.

Sipas tabelës, nga numri total i votuesve:

  • 670,124 janë burra,
  • 646,548 janë gra.

Prishtina prin me numrin më të madh të votuesve

Kryeqyteti Prishtina mban epërsinë me 222,418 votues, prej të cilëve 110,691 burra dhe 111,727 gra.

Në vendin e dytë renditet Prizreni me 188,971 votues, pasuar nga Gjakova me 121,821 votues dhe Peja me 120,244.

Komunat me më pak votues

Në anën tjetër, komunat me numrin më të vogël të votuesve janë:

  • Kllokoti me 4,181 votues,
  • Mamushë me 4,387,
  • Juniku me 4,851.

Pjesa më e madhe e elektoratit në moshën 26–64 vjeç

Sipas ndarjes demografike, pjesa më e madhe e votuesve i takon grupmosave 26–40 vjeç dhe 41–64 vjeç, me gjithsej 465,736 votues në total.

Ndërsa më pak janë votuesit e rinj të moshës 18–21 vjeç, me vetëm 92,962 qytetarë në këtë kategori./lajmi.net/