Mbështetje për familjet në nevojë, Gjilani vazhdon subvencionimin e qirasë
Komuna e Gjilanit ka hapur edhe këtë vit thirrjen për aplikim për subvencionimin e qirasë së banimit për familjet që nuk kanë banesë ose shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike. Afati për aplikim është deri më 30 janar 2026. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se subvencionimi i…
Lajme
Komuna e Gjilanit ka hapur edhe këtë vit thirrjen për aplikim për subvencionimin e qirasë së banimit për familjet që nuk kanë banesë ose shtëpi në pronësi dhe gjenden në gjendje të rëndë ekonomike. Afati për aplikim është deri më 30 janar 2026.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se subvencionimi i qirasë është një nga politikat që po vazhdojnë edhe në mandatin e dytë.
“Njëra prej politikave të cilat i kemi ndjekur gjatë mandatit të parë, po e vazhdojmë edhe në mandatin e dytë. 163 mijë euro i kemi financuar në mandatin e parë dhe këtë mbështetje po e vazhdojmë edhe gjatë këtij mandati”, tha Hyseni.
Ai theksoi se tashmë është mundësia që të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje për banim të aplikojnë dhe njoftoi se kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit për aplikim.
Të drejtë aplikimi kanë familjet rezidente në Komunën e Gjilanit që përmbushin kriteret e banesës dhe gjendjes ekonomike.
Për më shumë detaje referohuni në këtë link.