Mbaron sezoni për Pau Lopez, Mourinho ka një detyrë të veçantë

Sezoni ka mbaruar për portierin e Romës, Pau Lopez, i cili ka nevojë për operacion në shpatullën e dëmtuar dhe do të mbetet jashtë për tre muaj.

Sport

06/05/2021 13:14

Sezoni i portierit Giallorossi përfundoi në humbjen ndaj Manchester United, kur ai dislokoi shpatullën e tij të majtë pas një dueli me Paul Pogban, përcjell lajmi.net.

Sky Sport Italia raporton se ai ka planifikuar t’i nënshtrohet një operacioni në klinikën Villa Stuart të shtunën, operacion që do ta mbajë atë jashtë fushave për 3 muaj.

Pau Lopez arriti nga Real Betis në korrik të 2019 për një shumë rreth 23.5 milionë euro dhe që atëherë ka luajtur 76 ndeshje zyrtare me Romën.

Detyra kryesore e trajnerit të ri, Jose Mourinho, pritet të jetë kërkimi i një portieri për të zëvendësuar 26 vjeçarin e lënduar./Lajmi.net/