Mbappe i rikujton PSG premtimin para katër viteve, e kanë obligim negociatat me Realin

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe së shpejti mund të bëhet lojtar i Real Madridit.

Sport

25/08/2021 08:30

“Los Blancos” ofruan 160 milionë euro për francezin, derisa klubi francez ende nuk ka kthyer përgjigje, pavarësisht që mediat raportojnë se është duke konsideruar ofertën, transmeton lajmi.net.

Mbappe tani është duke bërë presion te “Parisienët” që të negociojë me Realin, ngase ëndërron për kalimin në “Santiago Bernabeu” këtë verë.

Gazetari i Marcas, Jose Felix Diaz që raportoi kalimin e Mbappes te Real brenda kësaj verë para disa muajve, tani zbulon se në orët e fundit Mbappe i ka kujtuar liderëve të PSG-së një premtim që i kanë bërë para katër viteve.

Sipas tij premtimi ka qenë që në rast që Real Madrid telefonon, atëherë PSG do jetë e obliguar për të negociuar.

Ndërkohë, vazhdojnë raportimet se e ardhmja e Mbappes mund të vendoset nesër, kur të hedhet shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/