Max Verstappen e mbyll sezonin me fitore

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen nuk ka të ndalur pasi regjistroi fitoren e 19-të sezonale, duke triumfuar në Grand Prixin e Abu Dhabit. Vendin e dytë në podium e zuri piloti i Ferrarit Charles Leclerc, teksa atë të pozitës së tretë George Russell i Mercedesit. Ndërkohë, Lewis Hamilton i Mercedesit e përfundoi sezonin pa…

Auto & Tek

26/11/2023 17:36

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen nuk ka të ndalur pasi regjistroi fitoren e 19-të sezonale, duke triumfuar në Grand Prixin e Abu Dhabit.

Vendin e dytë në podium e zuri piloti i Ferrarit Charles Leclerc, teksa atë të pozitës së tretë George Russell i Mercedesit.

Ndërkohë, Lewis Hamilton i Mercedesit e përfundoi sezonin pa asnjë fitore.

Kështu sezoni i Formula 1 përfundoi me fitoren e holandezit, duke i dominuar plotësisht pistat e kësaj kampanje.

Renditja e pikëve:

1) Red Bull – 860 pikë

2) Mercedes – 409 pikë

3) Ferrari – 406 pikë

4) McLaren – 302 pikë

5) Aston Martin – 280 pikë

6) Alpine – 120 pikë

7) Williams – 28 pikë

8) AlphaTauri – 25 pikë

9) Alfa Romeo – 16 pikë

10) Haas – 12 pikë