“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Sherifi rikujton dërgimin në Hagë të Jakup Krasniqit

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar në Pressing në T7 se ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është trajtuar në “mënyrë brutale”, gjatë arrestimit. “Prej kur e kanë marrë nga shtëpia, e kanë lidhë, janë sillë në mënyrë arrogante, nuk kanë komunikuar në mënyrë normale. E kanë dëtyruar të rrijnë në një qosh…E kanë…

Lajme

22/09/2026 22:46

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar në Pressing në T7 se ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është trajtuar në “mënyrë brutale”, gjatë arrestimit.

“Prej kur e kanë marrë nga shtëpia, e kanë lidhë, janë sillë në mënyrë arrogante, nuk kanë komunikuar në mënyrë normale. E kanë dëtyruar të rrijnë në një qosh…E kanë transportu në mënyrë mizore, brurale”, tha Sherifi në Pressing.

Ai shtoi se “thu se po transportojnë një kriminel”.