Mavraj ua dedikon kualifikimin familjeve të dëshmorëve

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj e ka bërë një dedikim të veçantë, për kualifikimin e Shqipërisë në Europian.

Sport

12/10/2015 20:25

Mavraj ua ka dedikuar kualifikimin, familjeve të dëshmorëve dhe atyre që sjanë më.

Lojtari ka shtuar se dita e kualifikimit është njëra nga më të lumturat për kombin shqiptarë.

“Fitore për familjet e dëshmoreve dhe ata që s’janë më…

Shqipëria është e Shqiptarëve dhe ne po gëzojmë sot një nga lumturitë më të mëdha që jemi përjetuar ndoshta gjatë gjithë jetës tonë! Sigurisht që kjo ditë e sotme festohet me ngjyrat e flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenare, simbole të mbrojtura me sakrificë deri në frymë të fundit nga dëshmorët e rënë. Personalisht ja dedikoj këtë arritje edhe dhe atyre të që nuk janë më mes nesh si dhe familjeve të tyre që sot meritojnë të gëzojnë edhe më tepër se ne !!! Edhe një herë, ‪#‎GëzuarKuqezi” shkruan Mavraj në Facebook.