Mavraj thotë diçka të papritur për shokët e tij pas humbjes
Humbja 3-1 përballë Ingolstadit, një rivali direkt për mbijetesë, ka komplikuar situatën te Hamburgu që e sheh veten në vendin e parafundit në renditje.
Sport
Pas ndeshjes, edhe pse është ndër të fundit që i është bashkuar skuadrës, Mavraj nuk ka nguruar të kritikojë hapur shokët e tij.
“Të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Do të jetë shumë e vështirë për ne nëse vetëm pak lojtarë e bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare.
Ndryshe, klubi gjerman është i kënaqur me paraqitjet e kosovarit në fushë.