Matuidi kërcënon Barçën: PSG është gati për ju

Lojtari i PSG-së, Blaise Matuidi ka paralajmëruar skuadrën e Barcelonës, duke i thënë se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Sport

12/04/2015 10:02

Matuidi ka thënë se triumfi i PSG-s në finalen e Kupës së Francës, ka treguar qartë se skuadra franceze është e gatshme për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

“Është e vërtetë kjo gjë, për momentin, gjithçka është duke shkuar mirë për PSG-n”,tha Matuidi për France 2.

“Ne luajtëm finale për të fituar dhe luajtëm një ndeshje shumë të mirë”.

“Fitorja ishte shumë e rëndësishme për të marrë vetbesimin kështu që ne mund të shënojmë fitore kundër Barcelonës”, përfundoi Matuidi.