Matoshi i reagon përsëri fermerit që ia publikoi dokumentin ku thuhej se vajza e saj ishte kap me drogë: Ti e shet vendin edhe shpirtin për pare
Deputetja e zgjedhur e VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Adriana Matoshi i ka reaguar përsëri fermerit Tafë Çeku, pasi ky i fundit i ka publikur një dokument ku shihet se vajza e saj është kapur me drogë. Përmes një postimi në Facebook, Matoshi e ka akuzuar atë se “e shet vendin dhe shpirtin për…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, Adriana Matoshi i ka reaguar përsëri fermerit Tafë Çeku, pasi ky i fundit i ka publikur një dokument ku shihet se vajza e saj është kapur me drogë.
Përmes një postimi në Facebook, Matoshi e ka akuzuar atë se “e shet vendin dhe shpirtin për pare”, shkruan lajmi.net.
“Patriot, kallxom pak per patriotizmin tond qe i shet qumsht nje biznesi qe pronari e ka pasaporten e serbise per me ju ike pergjegjesive e taksave te Kosoves? Ku mbet patriotizmi yt? Pse s’guxon me çel gojen per devollt, qe ta kane vjedhe vendin qe ti ke luftu? Apo edhe ti je shite si keta langarecat qe e kane shite edhe vendin edhe shpirtin per pare. Edhe patriot edhe serbi nuk ka, po e keni shite shpirtin per pak pare edhe tash gjuni gur edhe n’fmi. Marre!”, ka shkruar Matoshi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: