Matip e fton skuadrën të mos fokusohet te City: Mund vetëm të luajmë lojën tonë

Joel Matip ka dhënë disa komente para ndeshjes së fundit të sezonit të Premier League.

Sport

18/05/2022 15:26

‘Reds’ luajnë ndaj Wolverhampton, por rezultati i tyre ka vlerë vetëm nëse Manchester City gabon ndaj Aston Villas.

Mbrojtësi i Liverpool, Joel Matip ka bërë thirrje që skuadra të fokusohet në ndeshjen e tyre dhe të mos mendojnë për rezultatin e rivalëve.

“Do të jetë e vështirë, dhe nëse koka jonë është diku tjetër atëherë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë kamerunasi, përcjell lajmi.net.

“Mund të shohim vetëm ndeshjen tonë. Do të jetë e vështirë ndaj Wolves dhe duhet i tërë koncentrimi aty – vetëm atë mund ta ndryshojmë dhe ashtu duhet të bëjmë. Do të provojmë më të mirën. Mund të luajmë vetëm lojën tonë dhe kjo është në çfarë jemi fokusuar. Duam ta bëjmë sa më interesante”, shtoi mes tjerash lojtari.

Liverpool ka një pikë më pak sesa Manchester City dhe futen në xhiron e fundit nga pozita e dytë në tabelë. /Lajmi.net/