Mata synon Premierligën
Përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit, Juan Mata është zotuar të fitojë titullin e kampionit në Premierligë me skuadrën e tij të re dhe beson se mund të përballet me parashikimet e mëdha pas transferimit me vlerë prej 37.1 milionë funtesh. Mata do të prezantohet në klubin e ri gjatë një konference…
Sport
Përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit, Juan Mata është zotuar të fitojë titullin e kampionit në Premierligë me skuadrën e tij të re dhe beson se mund të përballet me parashikimet e mëdha pas transferimit me vlerë prej 37.1 milionë funtesh.
Mata do të prezantohet në klubin e ri gjatë një konference për shtyp pasdite, pas kalimit nga Chelsea në fundjavë.
Dhe, mesfushori spanjoll është i gatshëm të paraqitet kundër Cardiffit në Old Trafford të martën mbrëma dhe i ka thënë menaxherit David Moyes se është i gatshëm të luajë në të tria pozitat pas qendërsulmuesit.
“E di se kam kushtuar një shifër të lartë por jam optimist se gjithçka do të jetë në rregull”, deklaroi Mata në intervistën e tij të parë si futbollist i Manchester Unitedit për Sports Mail.
“Do të jap maksimumin, siç kam bërë gjithmonë. Ekipi dhe menaxheri janë shumë të mirë dhe tifozët janë të jashtëzakonshëm, kemi gjithçka që nevojitet për të qenë të suksesshëm. Kur dëgjova për interesimin e Unitedit mendova: ‘Wow’. Ky është një ekip që ka fituar shumë herë ligën në histori të Premierligës dhe ligës angleze. Andaj, do të më pëlqente ta fitoj edhe unë. Është trofe i veçantë të cilin e kërkon çdo futbollistë në këtë shtet. Dhe, në këtë klub ju mund të arrini gjithçka”, u shpreh ylli spanjoll.
“Së pari dua të luaj. Por, mendoj se mund të luaj në të tria pozitat prapa sulmuesit”.