Mason Greenwood sërish në burg – shkel rregullin e lirimit me kusht
Mason Greenwood u ka nxjerrë sërish punë institucioneve të drejtësisë në Angli. Kësaj here lojtari i ka shkelur rregullat e lirimit me kusht, transmeton lajmi.net. Të paktën kështu raporton Daily Mail. Ai u mor në pyetje dyshimin se kishte kërcënuar dikë se do ta vriste dhe për rrjedhojë kaloi tri netë në qeli në një…

Sport
Mason Greenwood u ka nxjerrë sërish punë institucioneve të drejtësisë në Angli.
Kësaj here lojtari i ka shkelur rregullat e lirimit me kusht, transmeton lajmi.net.
Të paktën kështu raporton Daily Mail.
Ai u mor në pyetje dyshimin se kishte kërcënuar dikë se do ta vriste dhe për rrjedhojë kaloi tri netë në qeli në një stacion policie në Mançester.
Greenwood u lirua me kusht më 2 shkurt, i cili është zgjatur dy herë që atëherë.
Megjithatë, policia nuk specifikoi se kur do të mbaronte ky dënim pas seancës së mbyllur gjyqësore në qershor.
Paraqitja e fundit e sulmuesit për Manchester United ishte më 22 janar.
Klubi më parë u detyrua të lëshonte një deklaratë duke thënë se “nuk e fali dhunën e asnjë lloji”.
United e pezulloi Greenwoodin pasi policia nisi hetimet e saj, por ende merr pagën e tij prej 75,000 £ në javë. /Lajmi.net/