Maskat e mençura që ndriçojnë në momentin që detektohet koronavirusi

Kontrollimi i temperatures ishte një ndër mënyrat e detektimit të koronavirusit.

Auto & Tek

22/05/2020 13:00

Është e mundur që një person që është i infektuar ka shpërndarë virusin tek personat e tjerë, në momentin që rezultatet e tyre kanë dal, por shumë raste kanë rezultuar negative dhe pozitive false.

Maska e mençur e COVID-19

Që nga viti 2014, janë bërë zhvillime teknologjike që mund të testojnë dhe detektojnë infeksionin e sëmundjeve në kohë reale.

Kjo teknologji është në formë maske për fytyrën që do të ndriçojë kur personi që e vendos është i infektuar me virus, shkruan healthy life house.

Sensorët mund të detektojnë viruset si:

  • Virusi Zika
  • Sarsi
  • Fruthi
  • Nili perëndimor
  • Hepatitis C
  • Influenza

Tani maska mund të detektojë edhe COVID-19.

Virusi mund të detektohet në bazë të dritës duke përdorur diçka që quhet fluorometer, që tregon se a po ndriçon maska apo jo.

Të mirat e kësaj maske

Maska e mençur lejon njerëzit që të kenë një test në kohë reale për koronavirusin nga shtëpia apo puna. Lejojnë secilin që të tentohet gjatë ditës, dhe nuk ka nevojë që të prisni për shfaqjen e simptomave apo të prisni për rezultatet për ditë me radhë.

Kjo ju ndihmon që të kontrolloni më shpejtë gjendjen tuaj dhe të kontrolloni virusin tej ju apo edhe tek personat e tjerë. /Lajmi.net/