Maska e bërë në shtëpi për të trajtuar majat dyshe dhe flokët e djegur
Maja dyshe dhe flokë të djegur? Kjo maskë do t’ju ndihmojë.
Lifestyle
Kur flokët kanë kaluar shumë procese, nga lyerja me ngjyra të ndryshme dhe kushtet atmosferike.
Për këto arsye ato duhet trajtuar dhe mirëmbajtur njësoj si flokët. Kjo maskë do t’ju ndihmojë:
Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër :
Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen.
Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit.
Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri.
Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat.
Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët.
Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit. /Lajmi.net/