Mashtroi qytetarët për caktim të terminit për vizë gjermane, Policia arreston të dyshuarën në Prishtinë

Një grua është arrestuar pasi që dyshohet të ketë mashtruar disa persona për t’iu caktuar termine për viza pune në Gjermani. Këtë veprim ajo e kishte ushtruar pa leje pune. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë…

Lajme

30/07/2024 09:44

Një grua është arrestuar pasi që dyshohet të ketë mashtruar disa persona për t’iu caktuar termine për viza pune në Gjermani.

Këtë veprim ajo e kishte ushtruar pa leje pune.

Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm, transmeton lajmi.net.

“Rr. Azem Jashanica, Prishtinë  2023-2024, NN. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe e njëjta i kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani. Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse, dy telefona, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Lajmi.net/