Mascherano zgjedh numrin e fanellës te Hebei Fortune
Javier Mascherano është prezantuar nga Hebei Fortune në Kinë.
Sport
Hebei Fortune ka zyrtarizuar transferimin e Javier Mascheranos nga Barcelona.
“Pas arritjes së marrëveshjes me Barcelonën dhe vetë lojtarin, kapiteni i shquar argjentinas, Mascherano, nga sot është i është bashkuar Hebei China Fortune edhe zyrtarisht”, ka njoftuar klubi kinez.
Mascherano po ashtu është prezantuar me fanellën e ekipit të ri ku do ta veshë numrin 14. /Lajmi.net/