Masa të reja të sigurisë për fluturime drejt SHBA-ve

Qeveria amerikane ka paralajmëruar se do të rrisin sigurinë në disa aeroporte të Evropës dhe Lindjes së Mesme të cilat kanë fluturime direkte për në Shtetet e Bashkuara.

Bota

03/07/2014 10:42

Sekretari i Transportit, Patrick McLoughlin, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se masat që do të merren kanë për qëllim t’u ofrojnë udhëtim të sigurt të gjithë atyre që nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Jeh Johnson, ka konfirmuar marrjen e masave nëpër disa aeroporte ndërkombëtare që kanë fluturime direkte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk ka specifikuar se për cfarë masash bëhet fjalë.

BBC shkruan se këto masa po merren në kohën kur tek autoritete amerikane janë rritur shqetësimet se organizatat terroriste po zhvillojnë mjete të reja shpërthyese të cilat mund të kalojnë pa u vërejtur nga pjesëtarët e sigurisë nëpër aeroporte.

Autoritetet amerikane duan të sigurohet që ekspertët e sigurisë të të bëjnë të pamundurën për të mos lejuar futjen në aeroplan apo në tokën amerikane të asnjë mjeti shpërthyes, madje as eksplozivët jo metalik të cilët autoritetet kanë njohuri se mund të vendosen në mënyrë kirurgjike brenda trupit të njeriut.

Në prag të Ditës së Pavarësisë dhe vlerësimit të kërcënimeve të sigurisë për qytetarët amerikanë, Sekretary Johnson ka thënë se ai e ka udhëzuar Administratën e Sigurisë së Transportit që të implementojë masa të shtuara të sigurisë gjatë ditëve në vijim në disa aeroporte të huaja që kanë fluturime direkte për në Shtetet e Bashkuara.