Martinez: Hazard do rikthehet në formën më të mirë brenda disa jave

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez shpjegoi pse ylli i Real Madridit, Eden Hazard është ftuar për Evropianin 2020.

Sport

17/05/2021 21:00

Martinez mendon se ish ylli i Chelseas është në formë shumë të mirë dhe pret të jetë tejet i rëndësishëm në Evropian, transmeton lajmi.net.

“Situata me Eden Hazard është që jemi vërtet të afërt dhe e dimë saktësisht ku është. Mendoj se gjendja mjekësore është më e mira që Eden ka pasur për një kohë të gjatë dhe jam i lumtur”.

“Mendoj se është vërtet në formë të duhur”.

Hazard ka kaluar sërish një sezon zhgënjyes te Real Madrid, por Martinez është i kënaqur që belgu ka zhvilluar disa minuta në fund të sezonit.

“Është e rëndësishme që ai ta përfundojë sezonin fuqishëm me Real Madridin”.

“Jemi shumë të lumtur për javët e fundit dhe gjendjen mjekësore. Është lojtar që do rikthehet në formën më të mirë në javët e ardhshme”.

Ndërkohë, në listën e Belgjikës nuk ishte i ftuar shqiptari Adnan Januzaj./Lajmi.net/