Martinelli në bisedime për rinovim të kontratës

Gabriel Martinelli është i lumtur në Arsenal. Martinelli ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2024, por drejtuesit e klubit e duan më gjatë. Braziliani po shkëlqen këtë edicion në ‘Emirates’, kjo është arsyeja që ekipi kërkon të blindojë atë. 21 vjeçari duket i lumtur te lideri aktual i Premier Ligës, andaj thuhet se do…

Sport

10/10/2022 08:16

Gabriel Martinelli është i lumtur në Arsenal.

Martinelli ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2024, por drejtuesit e klubit e duan më gjatë.

Braziliani po shkëlqen këtë edicion në ‘Emirates’, kjo është arsyeja që ekipi kërkon të blindojë atë.

21 vjeçari duket i lumtur te lideri aktual i Premier Ligës, andaj thuhet se do vazhdojë edhe më tej.

Sipas raportimit të ‘Football Insider’, lojtari dhe drejtuesit janë në rrugën e duhur për të rinovuar kontratën.

Kushtet ende nuk dihen, por pritet të zbulohen me kohë./Lajmi.net/