Deçani shënon Ditën e Çlirimit, nderohen dëshmorët e kombit

Komuna e Deçanit e ka shënuar sot Ditën e Çlirimit, ku 27 vjet më parë forcat serbe u larguan përfundimisht nga ky qytet. Pas seancës solemne në nderim të kësaj dite, kryetari i Deçanit, bashkë me qytetarë e bashkëpunëtorë vazhduan me homazhe te heronjtë e qytetit Mentor Tolaj, Salih Çekaj, Luan Haradinaj e Beg Rizaj.…

Lajme

16/06/2026 11:52

Komuna e Deçanit e ka shënuar sot Ditën e Çlirimit, ku 27 vjet më parë forcat serbe u larguan përfundimisht nga ky qytet.

Pas seancës solemne në nderim të kësaj dite, kryetari i Deçanit, bashkë me qytetarë e bashkëpunëtorë vazhduan me homazhe te heronjtë e qytetit Mentor Tolaj, Salih Çekaj, Luan Haradinaj e Beg Rizaj.

Homazhe u bënë edhe tek të pagjeturit e komunës së Deçanit e më pas edhe te obelsiku i dëshmorëve Nagip Cacaj, Hima Mushkolaj, Isa Kuçi, Valdet Kuçi e Bajram Gogaj.

Homazhet në nderim të Ditës së Çlirimit të Deçanit përfunduan te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Dita e Çlirimit të Deçanit do të përfundojë me organizmin e Festivalit Gjithëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”.