Marrëveshja SHBA-Serbi për energji, DASH: Kemi ndihmuar edhe Kosovën

Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor është pavarësimi i këtij rajoni në fushën e energjetikës dhe kundërshtimi i përpjekjes së Rusisë për ndikim në këtë pjesë të rajonit përmes kapaciteteve të saj energjetike. Me qëllim të arritjes se këtij synimi strategjik, SHBA ditë më parë ka nënshkruar një marrëveshje për…

Lajme

21/09/2024 14:38

Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor është pavarësimi i këtij rajoni në fushën e energjetikës dhe kundërshtimi i përpjekjes së Rusisë për ndikim në këtë pjesë të rajonit përmes kapaciteteve të saj energjetike.

Me qëllim të arritjes se këtij synimi strategjik, SHBA ditë më parë ka nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë me Serbinë.

Nënshkrimet në marrëveshje janë vendosur më 18 shtator nga Nënsekretari për Rritje Ekonomike, Energji dhe Ambient, Jose Fernandez dhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq.