Marrëveshja është afër, Ancelotti mund të prezantohet sot si trajner i Realit

Carlo Ancelotti është buzë rikthimit në "Santiago Bernabeu".

Sport

01/06/2021 14:17

E përditshmja spanjolle “Cadena SER” kishte bërë të ditur që Carlo Ancelotti është shumë pranë rikthimit në Real Madrid.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, marrëveshja është shumë afërt dhe Ancelotti mund të bëhet zyrtarisht trajner i Real Madridit më vonë gjatë ditës së sotme ku do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare me “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Ancelotti ishte në krye të Real Madridit nga viti 2013 deri në vitin 2015 ku kishte fituar një Ligë të Kampionëve, Copa del Rey, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve.

Ai pritet ta zëvendësojë, ish-asistentin e tij, Zinedine Zidane tek Reali./Lajmi.ent/