Marquez triumfon në San Marino GP, lë prapa Quartararon

Marc Marquez ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme.

Sport

15/09/2019 15:39

Grand Prixi i mbajtur në San Marino i ka takuar pilotit  spanjoll, Marc Marquez, i cili garon me skuadrën e Honda, raporton lajmi.net.

Një garë e jashtëzakonshme nga raundi i parë deri tek ai i fundi, ndërmjet Marquez dhe Quartararo, i dha fitoren pilotit spanjoll.

Kjo është fitorja e shtatë sezonale për iberikun, kurse e para që nga triumfi në Brno.

Në këtë garë i mirë ishte edhe italiani Valentino Rossi, i cili garën e mbylli në pozitën e katërt.

Marquez ishte spektakolar edhe në testimet e pistës, kur dhuroi spektakël me Valentino Rossin, duke prekur limitet e tij. /Lajmi.net/