Marotta me tri transferime gjigante te Inter

Inter po përgatitet që të bëjë një revolucion të thellë në skuadër.

Merkato

25/04/2019 13:55

Inter do t’i largojë disa lojtarë, për tu liruar vendin transferimeve të reja.

Beppe Marotta ka kërkuar nga nerazurët që plani i transferimeve të bartet tek ai, duke shënjestruar fillimisht tre emra që mund të zbarkojnë në verë në ‘Giuseppe Meazza’, transmeton lajmi.net.

Nicolas Pepe është një lojtar shumë i dëshiruar, i cili është në shënjestër nga shumë skuadra më të larta në Evropë, duke përfshirë edhe Bayern Munich.

Nuk ka konkurrencë nga bavarezët edhe për Steven Bergwijn të PSV Eindhoven, ndërsa Hakim Ziyech nga Ajax është gjithashtu në listë. Ndërkohë, Malcom dhe Sarr (Rennes) mbeten në sfond.

Në Itali, objektivat janë Rodrigo De Paul i Udineses dhe, mbi të gjitha, Federico Chiesa, për të cilën ka konkurrencë të fortë nga Juventusi. /Lajmi.net/