Mariano Diaz drejt kalimit në Premierligë, skuadra angleze shpreh interesim

Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz është shenjëster befasuese e skuadrës së Premierligës, West Ham.

Sport

11/01/2021 18:23

Skuadra angleze dëshiron përforcime në sulm, derisa në ‘radarin’ e tyre pos Diazit është edhe sulmuesi tjetër i Real Madridit, Luka Jovic, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, sipas Daily Mail, 27-vjeçari është opsion më i mundshëm për Moyes sepse kushton 20 milionë euro, derisa vlera e Jovic thuhet se është 27 milionë euro.

Dy lojtarët nuk kanë vend në projektin e Zidane dhe kjo vërehet meqenëse shumicën e ndeshjeve qëndrojnë në stol.

Diaz ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, derisa Jovic deri në 2025, por të dy mund të largohen në janar sepse kanë ‘dritën e gjelbër’ nga Zidane./Lajmi.net/