Mariah Carey do të luajë një film krishtlindjesh
Kënga E Mariah Carey “All I want for christmas is you”, është kënga që më së shumti dëgjohet gjatë festave të fundvitit.
ShowBiz
Tani ajo ka vendosur që të jetë protagoniste e një filmi, që si kënga e saj, flet për krishtlindjet.
Fituesja e çmimit Grammy, do të debutojë me një projekt filmik në Hallmark Channel, i cili do të fillojë xhirimet në tetor dhe do të shfaqet në dhjetor, shkruan People Magazine.
Ky do të jetë filmi i saj i dytë, pas filmit The Butler në vitin 2013./KlanKosova