Marchisio nuk fsheh dëshirat: Do ta drejtoja Juventusin

Claudio Marchisio nuk ka fshehur dëshirat për të ardhmen e tij.

Sport

12/04/2020 11:45

Ish mesfushori i kombëtares së Italisë dhe skuadrës së Juventus, Marchisio, ka treguar se dëshira e tij është të drejtojë skuadrën e Juves.

Claudio nuk ka fshehur dëshirën e tij për ta drejtuar skuadrën e Juventus një ditë, skuadër me të cilën kaloi pjesën më të madhe të karrierës si lojtar.

“Më mungon dhoma e zhveshjes kaq shumë, sepse ti bën punën tënde aty secilën ditë”, ka thënë fillimisht Marchisio, transmeton lajmi.net.

Tutje, ai ka folur edhe për atë se cila mund të jetë puna e tij e ardhshme.

“Nëse do të ishte Juve, atëherë po, por jo secili mund të jetë një trajner”, ishte përgjigja e lojtarit, i pyetur nëse do të bëhet trajner.

Marchisio u pensionua në tetorin e vitit 2019, pasi kishte probleme të vazhdueshme me gjurin. /Lajmi.net/