Marcelo me paralajmërim për Vinicius: Një ditë je Pele, një ditë nuk luan fare
Mbrojtësi brazilian i Real Madrid, Marcelo, duket se i ka dhënë një paralajmërim bashkëkombësit të tij, Vinicius, për situatën në skuadrën e tyre.
Sport
Vinicius ka bërë të ditur se Marcelo e kishte paralajmëruar për vështirësitë tek Real Madrid, por i riu ka besuar se mund t’ia dalë në Spanjë.
“Marcelo më kishte paralajmëruar: Këtu, një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan fare” ka thënë Vinicius për ‘Placan’, transmeton lajmi.net.
“Dukem i qetë, por jam nervoz nga brenda. Në debutimin tim me Flamengo, kisha frikë. Nuk doja të prekja topin” ka zbuluar tutje lojtari.
Vinicius ka shumë telashe që të fitojë pozitën e paprekur në formacion. Ai është pjesë e rregullt e skuadrës A, por jo edhe e formacionit. /Lajmi.net/