Marcelo: Dua të vazhdoj gjithë jetën time këtu, por nuk jam vetëm unë që vendos

Sipas shumë raportimeve mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

02/03/2022 10:52

Kapiteni i Real Madridit, Marcelo pritet të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë verës.

Mbrojtësi i majtë nuk po kalon në formë të mirë dhe nuk po arrin të jetë më pjesë e formacionit startues te Real Madridi.

Ai foli për ‘El Hormiguero’ lidhur me situatën që ai po kalon aktualisht tek mbretërit.

Lidhur me të ardhmen braziliani tha se është i qetë, në ekipin e jetës së tij. Ai pretendon të luajë derisa të rritet djali i tij dhe të luajnë së bashku.

“Jam shumë i qetë, në ekipin e jetës sime. Kam parasysh të luaj derisa djali im të rritet dhe të luajmë së bashku”, ishin fjalët e Marcelos, përcjell lajmi.net.

Lojtari gjithashtu tha se do dëshironte të qëndronte gjatë gjithë jetës së tij në Real Madrid, por nuk është vetëm ai që vendos.

“Dua të vazhdoj gjithë jetën time këtu, por nuk jam vetëm unë që vendos”, tha ai.

Kontrata e brazilianit të Real Madridit përfundon më 30 qershor të këtij viti./Lajmi.net/