‘Marca’ zgjedh futbollistin e vitit 2018, nuk është Luka Modric
Një nga gazetat më të mëdha sportive në Spanjë, ‘Marca’, ka publikuar rezultatet e një sondazhi për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2018

Sport
Lexuesit e ‘Marca’ në mesin e 100 futbollistëve, kanë zgjedhur Lionel Messin si më të mirin e vitit 2018, përcjell ‘lajmi.net’.
Pas ‘FourFourTwo’, ‘Marca’ bëhet mediumi tjetër i madh që zgjedh Lionel Messin si më të mirin, dhe jo fituesin e Topit të Artë, Luka Modric.
Mesfushori kroat u zgjodh i dyti në sondazhin e medias spanjolle, duke lënë pas Antoine Griezmann.
Për t’u befasuar ishte renditja e Cristiano Ronaldos, që u rendit vetëm i katërti, dhe pas tij vjen Kylian Mbappe.
Viti 2018 ka qenë i suksesshëm për Messin, që fitoi titullin e La Ligas me Barcelonën, Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në ligë, dhe dërgoi Argjentinën deri në çerekfinale të Kupës së Botës në Rusi./Lajmi.net/