Marca: Nëse Juventus e shtet Ronaldon, ka vetëm dy skuadra ku ai mund të shkojë

Pandemia e koronavirusit do të prish ndjeshëm planet e klubeve evropiane.

Sport

31/03/2020 20:27

Tashmë ekziston një parashikim se nuk do të ketë transferime të mëdha prej 100 milionë euro ose më shumë për disa sezone.

Mediet në Itali sot kanë raportuar se kriza e koronavirusit mund të bëjë që Juventus të konsiderojë shitjen e Cristiano Ronaldos, i cili fiton 31 milionë euro në sezon.

Kjo ka bërë që Marca të parashikojë të ardhmen e Ronaldos, nëse largohet nga Juventus, përcjell lajmi.net.

Kjo gazetë shkruan se për të ardhmen e portugezit janë dy opsione, PSG dhe Manchester United.

Paratë nuk janë problem për francezët, e veçanërisht nëse shesin Neymar apo Kylian Mbappe, që kërkohen nga Barcelona dhe Real Madrid.

Manchester United është një tjetër mundësi, me portugezin që te kjo skuadër ka fituar Topin e Artë./Lajmi.net/