Maqedonia e Veriut votoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, u mbyllën vendvotimet

Në Maqedoninë e Veriut sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia. Sipas Portalb.mk, kutitë e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00. Numërimi i votave është ende në vazhdim. Gjithsej 1.013.375 persona kishin të drejtë vote. Zgjedhjet për kryetar komune u…

Lajme

02/11/2025 19:42

Në Maqedoninë e Veriut sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve të teta lokale që nga pavarësia.

Sipas Portalb.mk, kutitë e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00.

Numërimi i votave është ende në vazhdim. Gjithsej 1.013.375 persona kishin të drejtë vote.

Zgjedhjet për kryetar komune u zhvilluan në 32 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Ndërkaq, zgjedhjet për këshilltarë u përsëritën në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë, për shkak të parregullsive të identifikuara gjatë votimit të 19 tetorit.