Maqedoni, fillon gjykimi për rastin “Monstra”
Ka filluar, nga e para, gjykimi për të akuzuarit në rastin “Monstra” Që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, afër Shkupit.
Lajme
Sami Luta, Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri erdhën në gjykatë pa i shoqëruar policia.
Për dy të arratisurit, Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, gjykata konstatoi se janë të pakapshëm për organet e përndjekjes.
Gjykimi udhëhiqet nga Ognen Stavrev. Në sallë janë të pranishëm familjarët e të akuzuarve, por jo edhe të viktimave./Telegrafi