Maqedonci: FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës

Një ditë pas sulmit të fundit në veri të vendit, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes,Ejup Maqedonci kanë vizituar pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqt dhe Vushtrrisë, për të biseduar me pjesëtarët e Forcës të angazhuar në to. Kështu bëri të ditur vet…

Lajme

30/11/2024 20:08

Një ditë pas sulmit të fundit në veri të vendit, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes,Ejup Maqedonci kanë vizituar pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura përgjatë kanalit të ujit në regjionet e Obiliqt dhe Vushtrrisë, për të biseduar me pjesëtarët e Forcës të angazhuar në to.

Kështu bëri të ditur vet ministri përmes një postimi në llogarinë e tij në Faceebook ku u shpreh se FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës, për t’i mbrojtur ato nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Maqedonci tha se këto detyra të FSK-së rrjedhin nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile

“Këto detyra të FSK-së rrjedhin nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Shtabi i Përgjithshëm kanë zhvilluar procese të planifikimit për angazhimin e njësive në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë“, deklaroi ministri.

Sipas tij, një ditë pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në mbështetje të autoriteteve civile.

“Institucionet e sigurisë e Republikës së Kosovës, janë në koordinim ndërinstitucional të plotë dhe të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve tanë si dhe sfidave të ambientit të sigurisë. Pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar angazhimin e saj në përgjigje të përmbushjese së misionit të saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në mbështetje të autoriteteve civile”, përmbylli ai./Lajmi.net/