Kosova, mikpritëse e “Defender Europe25”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/immediate Response”. Sipas Maqedoncit, përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe tha se janë të bindur që realizimi i tij do të jetë i…

Lajme

01/04/2025 17:56

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/immediate Response”.

Sipas Maqedoncit, përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe tha se janë të bindur që realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.

“Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë”.

“Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin ‘Defender Europe 2025’”, shkroi Maqedonci.

Më tej, ai tha se gjatë vizitës rikonfirmuan se Ushtria e Kosovës është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: