“Mannequin Challenge”, realizimi më i madh në një shkollë shqiptare (Video)
Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër sfidë! Quhet Mannequin Challenge dhe bën fjalë për video ku njerëzit xhirohen të ngrirë gjatë veprimeve të ndryshme, ndërkohë që në sfond luhet kënga Black Beatles, e Rae Sremmurd dhe Gucci Mane.
Fun
“Mannequin Challenge” ka mbërritur edhe në Shqipëri. “Wake Up” në Top Channel, në bashkëpunim me gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, kanë krijuar sfidën më të madhe në një shkollë shqiptare. Nga nxënësit e oborrit, e deri tek mësuesja në klasë- gjithçka duket e ngrirë.
Kjo nismë besohet se ka lindur Tetorin e këtij viti në Florida, nga disa studentë, por po bëhet gjithnjë e më tepër popullore për shkak se yje të artit dhe të sportit janë bërë protagonistë të saj.
Ndër emrat më të njohur që kanë bërë Mannequin Challenge deri tanë janë: Adele, Beyonce, Cristiano Ronaldo, Michelle Obama, LeBron James, Ellen DeGeneres, e shumë e shumë të tjerë./ Top Channel