Manjani: Berisha kurdisi vrasjet të hënën të përgjigjet në Prokurori

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ylli Manjani ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku i ka bërë thirrje ish kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha që të paraqitet në prokurori për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzën e Tom Doshit për atentat.

Lajme

07/03/2015 16:20

Prokuroria i ka dërguar Berishës një ftesë që ai të merret në pyetje si person që ka dijeni për këtë rast por Berisha ka refuzuar deri më tani që të përgjigjet për këtë para hetuesve.

Manjani tha se Berisha e kishte kurdisur vetë këtë dhe ndaj duhet që të japë llogari para drejtësisë. “Berisha duhet të shkojë në Prokurori në orën 09:00 ditën e hënë dhe të japë llogari për gjithçka që di,”- tha Manjani, raporton gazeta Shqiptarja.